Erdogan deklarata kërcënuese ndaj kryeministrit grek: Nëse gabon “turqit e çmendur” do të vijnë

0 minutes, 55 seconds Read

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vazhduar me deklaratat e tij kërcënuese ndaj Greqisë, këtë herë drejtuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ripas raportimeve nga mediat greke, Erdogan ka kërcënuar kryeministrin grek, duke i thënë këtij të fundit se nuk duhet të bëjë gabime ndryshe do të ketë kundërpërgjigjie nga “turqit e çmendur”.

“Përderisa i armatosni (grekët), ne do të qëndrojmë me duar të mbledhura?”, ka thënë Erdogan.

Lidhur me këtë çështje kryeministri grek ka folur dhe në Forumin Ekonomik të Davosit, ku është shprehur se nuk do të hyjë në luftë me Turqinë.

“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, por në tre vitet e fundit kemi përjetuar shumë tensione dhe jo vetëm për Kastellorizon”. “Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të diskutojmë çështjen e shelfit kontinental dhe zonave detare në Egje. E bëmë me sukses me Italinë dhe Egjiptin, me Shqipërinë do ta çojmë çështjen në Hagë”, u shpreh Mitsotakis

Publikime te ngjashme