Raporti për dioqezën e Freiburg-ut, mbi 250 priftërinj të përfshirë në abuzime seksuale

0 minutes, 51 seconds Read

Mbi 250 priftërinj në kryepeshkopatën e Freiburgut në Breisgau dyshohet të jenë përfshirë në sulme seksuale ndërsa viktima të tyre mund të kenë rënë 540 persona.

Kjo është ajo që vetë administrata kishtare komunikon në një raport të brendshëm rreth abuzimeve të publikuar ditën e sotme.

Siç raportojnë mediat në vend, dokumenti ka prova që vërtetojnë mbulime të rasteve nga klerikë të lartë ndërsa shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.

Në raport janë analizuar mbi 29 raste që tregojnë sesi autoritetet e dioqezës i kanë trajtuar viktimat dhe abuzuesit, po ashtu edhe strukturat që kanë favorizuar dhunën.

Dy shënjestrat kryesore të hetimit janë kryepeshkopët Oskar Saier dhe Robert Zollitsch. I pari ka shërbyer nga viti 1978 derisa u largua në vitin 2002 dhe ndërroi jetë në vitin 2008. Kurse Zollitsch e drejtoi dioqezën nga viti 2003 deri në vitin 2013.

Më konkretisht, dyshohet se Zollitsch ka mbuluar raste të rënda dhe ka refuzuar kategorikisht të bashkëpunojë me policinë.

Publikime te ngjashme