Ekskluzive/Policia e Kosovës i shoqëron në stacionin policor 49 pelegrinë

0 minutes, 29 seconds Read

Policia e Kosovës i ka dërguar në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës 49 pelegrin, për ti verifikuar dhe testuar për parafinë.

Burime të Indeksonline kanë thënë se 49 pelegrinëve do të iu bëhen testet për gjurmë të armëve , nëse ata kanë përdorur armatim gjatë sulmeve të sotme ndaj Policisë së Kosovës.

Këta pelegrinë ishin në manastirë të Banjësk gjatë përleshjes me Policinë e Kosovës.

“Pasi të testohen do të merren masa të nevojshme ndaj pelegrinëve ”, ka thënë ky burim./Indeksonline

Publikime te ngjashme