E moshuara në koncert i ofron para Luizit që ai t’i afrohet më shumë

0 minutes, 44 seconds Read

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, është duke mbajtur një turne koncertesh në Amerikën e Veriut.

Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, artisti shkodran duket të ketë futur shumë para në xhep pasi zemërgjerësia e shqiptarëve që jetojnë atje, ka qenë shumë e madhe gjatë kohës që performonte.

Madje një e moshuar, e cila ka qenë e pranishme në koncertin e tij në New York, është xhiruar teksa me një tufë parash mundohet të joshë fituesin e BBVA që ta ketë më afër.

Luiz Ejlli në Amerikë (Foto: Instagram)

Më pas, këngëtari shkodran i hedh asaj para dhe e puth në ballë.

Që nga fitorja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luizi ka qenë i pandalshëm në sjelljen e projekteve muzikore dhe pjesëmarrjen në koncerte të ndryshme./Telegrafi

Publikime te ngjashme