Duka me plis në kokë e me lot në sy: Sukses i atyre djemve që e duan fanellën kuqezi

1 minute, 4 seconds Read

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndërpreu për pak çaste festën me tifozët dhe futbollistët në Moldavi, për të ndarë emocionet me ndjekësit e emisionin “Kuqezi” në SuperSport, teksa mes lotësh falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në këtë rrugëtim.

Si ndiheni pas kualifikimit?

Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicioni fantastik, ku çunat dhanë maksimumin. Kanë shumë cilësi, përveç shpirtit dhe dashurisë për fanellën. Falënderoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinhon, stafin dhe tifozerinë e mrekullueshme në të gjithë rrugëtimin.

Lot gëzimi, të një populli që feston…

Jam shumë i bindur që të gjithë po festojnë, dikush duke brohoritur e dikush me lot. Ua dedikojmë suksesin atyre çunave fantastikë, që janë të gjithë të mrekullueshëm dhe me dëshirë të madhe për fanellën. Falënderoj të gjithë, edh mediat që na kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim

Tani do të përpiqemi të fitojmë edhe Europianin…

Është hera e dytë në Europian dhe do të provojmë të bëjmë më mirë se herën e parë. Atje ka shumë kualitet dhe është më e vështirë, por shpresoj të bëjmë sa më mirë.

Publikime te ngjashme