“Do të shihni aktivitet të përtërirë amerikan”: Fjalët e Hovenierit nëse Kosova nënshkruan marrëveshje në Ohër

3 minutes, 23 seconds Read

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është deklaruar para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore, duke thënë se nëse Kosova pranon propozimin e BE-së do të këtë aktivitet amerikan më të shtuar dhe se do të ketë “përpjekje të fuqishme” për anëtarësim në Partneritetin për Paqe.

Ambasadori Hovenier është pyetur në ATV nëse pala kosovare do të kushtëzohet për anëtarësim në NATO dhe BE nëse nuk tregohet konstruktive në takimin në Ohër.

Ambasadori Hovenier ka thënë se do të ketë përpjeke të fuqishme amerikane për të ndihmuar Kosovën për anëtarësim në NATO dhe në familjen evropiane, por siç lë të kuptohet ai, Kosova duhet të tregohet konstruktive në takimin në Ohër.

Ai ka thënë se SHBA në vazhdimësi ka potencuar se Kosova një ditë duhet të jetë dhe do të jetë anëtare e NATO –s si dhe në strukturat e tjera evropiane.

“Fillimisht, do të thosha se për disa vite, SHBA-ja ka shprehur një vizion për Kosovën, të cilën besoj se e ndan edhe populli i Kosovës. Dhe ky vizion është që Kosova gjithnjë e më shumë të gjejë vendin e saj në familjen evropiane dhe të integrohet në strukturat evropiane dhe euroatlantike, përfshirë NATO-n. Dhe vizioni ynë afatgjatë për Kosovën është shumë i drejtpërdrejtë. Ne besojmë se Kosova një ditë duhet të jetë, dhe do të jetë, anëtare e Aleancës Veri-Atlantike, dhe çështja e vetme është si të bëhen kushtet e duhura për ta arritur këtë.” – ka thënë ai.

Hovenier ka thënë se nëse Kosova do të tregohet konstruktive në Ohër do “të shihni aktivitet të përtërirë amerikan”.

Takimi i 27 shkurtit / Joseph argumenton idenë e tij për ta zgjidhur problemin e Kosovës “brenda natës”
“Në rast se e arrijmë një marrëveshje në Ohër dhe Kosova shihet se ka kontribuar për ta arritur në mënyrë të suksesshme dhe konstruktive për ta arritur këtë marrëveshje, mendoj se do të shihni aktivitet të përtërirë amerikan dhe realizimin e këtij vizioni. Nuk është se nuk kemi tentuar në të kaluarën.” – ka thënë ai.

Ndërkaq për Partneriteti për Paqe të NATO-së ku Kosova synon që të anëtarësohet, Hovenier ka thënë se SHBA do të ndihmojë Kosovën.

“Lidhur me Partneritetin për Paqe, më duhet ta përmend një pikë tjetër. NATO-ja merr vendime me konsensus. Të gjitha vendimet arrihen me konsensus, siç e shohim në të gjitha vendimet e NATO-s. Andaj nuk mund të jap garanci se aspirata që kanë populli i Kosovës, që e kemi edhe ne, do të arrihet menjëherë. Por çfarë mund të ju them është se do të shihni përpjekje të fuqishme amerikane dhe mbështetje për këtë synim.” – ka thënë ai.

Jorn Rohde / Reagon Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë lidhur me takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër
Në anë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se Kosova më 2023 synon që të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe.

“Në vitin e ardhshëm do të përgatitemi që sa më shumë të integrohemi në organizata ndërkombëtare e një synim të veçantë e kemi Partneritetin për Paqe, ku është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtetet si Bjellorusia, e nuk është Republika e Kosovës.” – kishte thënë Kurti pas aplikimit për anëtarësim në BE.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër. Në këtë takim do të diskutohet për propozimin e BE-së dhe ankesin për zbatimin e këtij propozimi.

Publikime te ngjashme