‘Do të kemi një Big Brother VIP 3’ – Sara Hoxha tregon se kur do të nisë edicioni i ri

0 minutes, 50 seconds Read

‘Big Brother VIP Albania 2’ ka përfunduar me Luiz Ejllin si fitues, ndërsa tashmë po flitet për edicionin e radhës të spektaklit televiziv.

Derisa e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm dhe shumë emocionues edicionin e dytë, në pyetjen e gazetarit të ‘Shqipëria Live’, Sara Hoxha ka konfirmuar edicionin e radhës.

“Do të kemi një ‘Big Brother VIP 3’ së shpejti… Big Brother do t’i lërë hapësirë programacionit të Top Channel që është goxha i ngjeshur në verë me shumë programe të reja… dhe do të vijë në sezonin vjeshtë/dimër 2023/2024”.

Në pyetjen nëse ‘fenomeni Luiz’ i ka shërbyer shumë këtij edicionin, ajo është shprehur: “I ka shërbyer. Nuk e di a do të kemi sërish një fenomen Luiz apo do të kemi më shumë konkurrentë që kthehen në fenomen”.

“Por, besoj realisht, mbi të gjitha, ky Big Brother dhe ky sezon ka treguar sesa publiku shqiptar e do televizionin”, ka theksuar Sara./Telegrafi

Publikime te ngjashme