Lajme
Kurthi i Kumanovës emërues i përbashkët i të gjitha kurthëve ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Grupi i Kumanovës u akuzua për terrorizëm dhe u dënua me 754 vjet burg, 120 vjet më shumë burg se të gjithë gjeneralët dhe ministrat e Hitlerit.
Gjykimi i Grupit të Kumanovës është një kurthë për përfitime politike. Aty ka dhjetëra shkelje procedurale, që e bëjnë zero gjykimin dhe aktakuzën.
1. Në aksionin policor nuk ishte angazhuar njësiti kompetent për raste të këtillë.
2. Policia nuk kërkoi me megafon që të dorëzohet grupi i armatosur.
3. Policia gjuajti me armë të rënda nga helikopteri në vendbanim në caqe të paselektuar.
4. Pjestarët e grupit i kanë përdorë armët në vetmbrojtje.
5. Në foto duken të dorëzuar Beg Riza dhe Mirsad Ndreca, për të cilët edhe Ministria e Jashtme e Maqedonise se Veriut (MV) e ka informuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës se janë në mesin e të arrestuarve.
6. Nuk është bërë balistika e armëve. Nuk dihet se cili polic ma armën e cilit pjestar të grupit është vrarë.
7. Nuk është marrë në përgjegjësi askush për denoncim për përdorim të dhunës ndaj të burgosurve të grupit.
8. Nuk është konfirmuar organizatori i Grupit.
9. Nuk është konfirmuar motivi i grupit.
10. Pushteti me të gjitha veprimet e përmendura ka konsumuar veprën terrorizëm.
Lënda duhet të këthehet në rigjykim që të dalë në shesh e vërteta, e cila fshihet për të mbrojtur politikanë të implikuar në këte rast.
