Ky është personi që dyshohet se u ekzekutua me kallashnikov në Prishtinë

0 minutes, 38 seconds Read

Gazeta Sinjali raportoi sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të verifikimeve që janë bërë në kufi, me veturën që u gjet në vendin ku ndodhi vrasja te Rruga C në Prishtinë, e ka kaluar kufirin personi Driton Tusha.

Ndonëse nuk është konfirmuar me ndonjë mjet identifikimi, organet e ndjekjes kanë ngritur dyshime se personi i vrarë është Driton Tusha.

Megjithatë, akoma po punohet intensivisht për konfirmimin e identitetit të viktimës së ekzekutuar si në filma.

Publikime te ngjashme