Detaji që “tradhtoi” bosin e Cosa Nostra, si u arrestua nga policia

2 minutes, 6 seconds Read

Italia ka festuar ditën e djeshme arrestimin e mafiozit 60- vjeçar Matteo Messina Denaro, i cili ishte një nga objektivat kryesore të karabinierëve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, informacioni i marrë në polici se Denario ndodhej në një klinikë në Palermo për tu trajtuar nga tumori rezultoi vendimtar për arrestimin e një prej “kumbarëve” të fundit të mafias në Siçili.

Mafiozi 60-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 1993, u arrestua teksa po dilte nga klinika private La Maddalena, e cila ishte bastisur tre ditë më parë nga policia pas një njoftimi.

Në momentin e arrestimit, Denaro kishte veshur rroba të shtrenjta dhe një orë me vlerë 38 mijë euro. Sipas burimeve policore, Denaro kishte më shumë se një vit që bënte kontrolle në këtë klinikë duke përdorur pseudonimin “Andrea Bonafede”.

“Shëndeti është një nga faktorët që i detyron ata që duan të fshihen të zbulohen herët a vonë”, tha kreu i Karabinierëve në një konferencë për shtyp në Palermo.

Oficerët e policisë që kishin rrethuar klinikën panë Denaron të hynte në klinikë rreth orës 08:30 të së hënës me një kapele të bardhë dhe syze dielli, ndërsa kishte një test negativ për koronavirusin, i nevojshëm për t’iu nënshtruar trajtimit për virusin, tumorin dhe në analizat e gjakut.

Loading video

Kur policia hyri në spital për ta arrestuar Denaro dyshohet se u përpoq të arratisej por kur kuptoi se ishte i rrethuar ai nuk bëri asnjë rezistencë. Kur u prangos, një oficer policie e pyeti “” si e ke emrin;” dhe 60-vjeçari mafioz i është përgjigjur “Unë jam Matteo Messina Denaro”.

Në të vërtetë, kur Denaro doli nga klinika me pranga në duar, dëshmitarët okularë që kuptuan se për kë bëhej fjalë, duartrokitën policët.

Publikime te ngjashme