“Dëshironi të shpjegoj pse jam i çmendur”: Mediat rajonale raportojnë për paraqitjen e çuditshme të Vuçiqit në TV

2 minutes, 47 seconds Read

Mediat rajonale raportuan për një tjetër “fjalim publik” të Vuçiqit.

Bëhet fjalë për paraqitjen e djeshme të ftuar në TV Pink, në të cilën ai foli për Putinin, djalin e tij Danilo, dhe sesi disa përfaqësues të opozitës e quajtën “të çmendur”…

“Oslobodjen” e Sarajevës e nxori presidentin serb “të çmendurin” nga paraqitja e tij.

Në tekstin “Vuçiq: A doni të shpjegoj pse jam i çmendur? Sepse…”, shkruan Oslobodenje se presidenti i Serbisë ka qenë gati dy orë i ftuar në TV Pink, “dhe gjatë asaj kohe nuk ka zbuluar shumë gjëra të reja, por është marrë më shumë me kritikat dhe sulmet e kundërshtarëve politikë”.

Vuçiqin e shqetësoi veçanërisht fakti që disa përfaqësues të opozitës e quajtën atë “të çmendur” në periudhën e kaluar, transmeton Oslobodenje.

“Doni që t’ju shpjegoj pse jam i çmendur”, pyeti Vuçiq dhe tha se kjo ishte për shkak se askush tjetër, përveç tij, nuk do t’i përballonte të gjitha sulmet dhe presionet, tha Vuçiq.

Klix.ba e Sarajevës shkruan se Vuçiq ndër të tjera ka folur edhe për Sanxhakun.

Në tekstin “Vuçiq: Kohët e shkëputjes kanë kaluar, kjo është marrëzi, të jetojmë të gjithë bukur”, Klix.ba tregon se presidenti i Serbisë ka deklaruar “se Sanxhaku nuk do të shkëputet nga Serbia, sepse kjo do të thotë se do të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ndanë 68 komuna me shumicë serbe”.

“Në vijim ai ka folur për Ukrainën duke thënë se nuk do të fitojë lehtë në kuptimin ushtarak dhe se është pothuajse e pamundur, por se do të fitojë vrull të madh në rrugën evropiane”, shkruan Klix.ba.

Portali Slobodna Bosna, ndër të tjera, raportoi deklaratën e Vuçiqit se do të merren vendime për fillimin e menjëhershëm të negociatave dhe hyrjen në BE, “sepse po fillon gara për kreun e NATO-s”, si dhe “SHBA-të po krijojnë një bllok i veçantë që nuk është i vogël”.

“Do të jetë Polonia, vendet baltike dhe Ukraina. Pastaj do të kenë shtete më të mëdha se Franca dhe që po i afrohen Gjermanisë, bëhet e qartë se do të bëhen më të fuqishmit në Evropë dhe nën stafetën e drejtpërdrejtë të SHBA-së”, tha Vuçiq, transmeton Slobodna Bosna.

Në artikullin “Vuçiq: Kam paralajmëruar se po vjen lufta. Putini nuk ma tha këtë, por nga kjo kuptova”, shkruan Indexi kroat se si presidenti serb ka theksuar se në arkivin e TV Pink mund të gjeni deklaratën e tij se më 25 nëntor 2021, pasi kishte vizituar Soçin, kur ai tha se ne jemi në një kohë të vështirë, “jo sepse Putini më tha se do të ketë një luftë”.

“Ai gjithmonë ka lënë mënjanë 45 minuta për të folur për Ukrainën. Atëherë ai nuk foli as për tre minuta. Kjo më mjaftoi. Thashë – vendimi është marrë. E thash pa mëdyshje se do të ketë ndryshime të caktuara. Thjesht kam ndjekur, dëgjuar dhe rregulluar faktet”, ka thënë Vuçiq, transmeton Index.

Publikime te ngjashme