Dekralohet Remi pasi Haradinaj e quajti Thaçin “turist”: “Atë që e bën njeriu për pak vëmendje, nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë”

1 minute, 3 seconds Read

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur “turist” ish-komandantin e Zonës Operative Llapi, Rrustem Mustafën. Ky i fundit ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook.

Mustafa në mënyrë të tërthorët e ka thumbuar Haradinaj, ai ka thënë “…atë që e bën njeriu për pak vëmendje, nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë”.

Çka saktësisht deklaroi kryetari i AAK-së?

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj në Tëvë1.

Publikime te ngjashme