Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, çuditërisht ka barazuar “botën” fashiste dhe gjenocidale serbe, ruse, atë të Millosheviqit dhe Sheshelit me “botën” e Thaçit, Haradinaj, Izetbegoviqit dhe Tugjmanit.
Po ashtu sipas tij, përgjegjës për shpërbërjen e Jugosllavisë janë boshnjakët, kroatët dhe malazezët.
Këtë akt nuk duhet parë si gabim naiv, por pjesë e narracionit gjithnjë me dominues serb që ka për synim të relativizoj krimet e 90-ave dhe të zëvendësoj rolet në mes agresorit dhe viktimave.
Kështu ngadalë synohet të rishkruhet historia.
Një deklaratë të këtillë kurrë nuk keni mundur të dëgjoni nga ish presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Milatoviq ka mundësi të dëshmoj vetën dhe të përgjigjet në këto 4 pyetje:
1. A ka qenë Srebrenica gjenocid?
2. A është Republika Srpska pjesë a patjetërsueshme e Bosnjës?
3. A është pavarësia e Kosovës e pakthyeshme?
4. A duhet të përfundoj lufta në Ukrainë me humbjen përfundimtare dhe të padiskutueshme të Rusisë?