Dejona Mihaili – pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut: Qesh mirë kush qesh i fundit

1 minute, 1 second Read

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes dhe koordinatore e Komiteteve në këtë parti, Dejona Mihaili, ka reagual lidhur me arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut ”.

Në këtë kuadër, Mihaili ka akuzuar Prokurorinë Speciale, përkatësisht kryeporokuronin  Blerim Isufaj, duke thënë se i njejëti edhe parë e kishte shënjestër Vetëvendosjen, raporton Kosova Post

Ky është reagimi  i plotë i Mihailit: 

Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.

Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.

Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim.

Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza.

Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT. Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur.

Kosova SHTET I SË DREJTËS.

Publikime te ngjashme