Big Brother Vip Albania po vazhdon duke sjellur shume debate te forta e te papritura mes banoreve ku disa prej tyre jane fiktive pra banoret i shpikin vete permes disa detajeve qe kapin vetem per te krijuar debat e te dalin ne Prime por padyshim disa prej tyre jane edhe te verta ku ata preken nga fjalet e njeri tjetrit ne situata te ndryshme.
Luizi u ka folur banorëve lidhur me Efin, dhe strategjinë për ta larguar atë nga shtëpia. Mbreme në “prime” Efi i ka parë të gjitha fjalët e Luizit për të. Dyshja kishin folur keq për njëri-tjetrin në dhomën e rrëfimit. Efi kishte thënë: Iku pi… ti dhe ajo që të ka bërë.
Kjo nuk i ka pëlqyer fare Luizit, i cili e pyeti Efin se çfarë i bëri nëna e tij. Luizi tha se ato që i kishte, ia ka thënë asaj në fytyrë. Në anën tjetër, Efi e falenderoi Arbanën, teksa u shpreh se janë shumë të shëmtuara ato që u transmetuan. Luizi tha se i erdhi interesant që doli e preferuar ajo për dy javë, ku mbrenda ka banorë mbi 100 ditë këtu. Sipas tij ajo doli si e lenduar para publikut, teksa u duk sikur unë ia ktheva shpinën asaj.
Këngëtari, tha se derisa është Kiara në shtëpi, do të mundohet ta qesë keq Efin sepse e do Kiarën në finale. Ky debat mes Efit dhe Luizit po vazhdon pothuajse ne cdo Prime pasi ata shohin video te njeri tjetrit ku kane folur si ne dhomen e rrefimit ashtu edhe me banoret e tjere.