Beograd 06. februar 2023. Predsednik Republike Srbije sastao se sa specijalnim predstavnikom Evropske unije za dijalog Beograda i Prištine i druga regionalna pitanja Zapadnog Balkana Miroslavom Lajčakom Foto:Goran Srdanov/Nova.rs

Dëgjojeni”! Vuçiq regjistrohet duke porositur pyetje nga një gazetare, tash edhe ai edhe ajo heshtin

4 minutes, 30 seconds Read

Një ditë pasi u shfaq videoja e bisedës mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish-drejtoreshës së Tanjug-ut, Branka Gjukiq, në të cilën ai i dikton asaj pyetjen që duhet t’i bënte, mbretëroi heshtja. Me këtë rast as Vuçiq, as Gjukiq, as shërbimi mediatik i presidentit serb nuk po bëjnë njoftime.

Videoja është publikuar nga Kryengritja Ekologjike në YouTube.

Biseda, siç thonë ata, ka ndodhur në vitin 2017, kur ishte një krizë e madhe në Maqedoninë e Veriut.

Më 27 prill, mbështetësit e lëvizjes “Për një Maqedoni të përbashkët” hynë në Sobranjë (Kuvend), pasi Aleanca Social Demokratike e opozitës, së bashku me disa parti shqiptare, formuan një shumicë parlamentare. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Talat Xhaferi.

Gjatë inkursionit të dhunshëm, një pjesë e turmës është përballur fizikisht me disa nga deputetët, me ç’rast disa prej tyre kanë mbetur të lënduar rëndë, mes tyre edhe lideri i socialdemokratëve, e më pas edhe kryeministri Zoran Zaev dhe Ziadin Sela.

Në turmë kishte disa gazetarë dhe kameramanë të plagosur.

Me këtë rast ka pasur një bisedë mes Aleksandar Vuçiqit dhe ish-drejtoreshës së Tanjug-ut, e cila ka shkuar kështu:

Vuçiq: Përshëndetje?

Gjukiq: Po, urdhëroni…

Vuçiq: Më bëni një pyetje se si komentoj dhe cili është mesazhi im? Duhet të shkojë me pyetjen.

Gazetarja: Mirë, mirë… Pra, zoti kryeministër dhe president i zgjedhur i Serbisë, si i komentoni ngjarjet në Maqedoni?

Pastaj ka një pauzë dhe lidhja vendoset përsëri.

Vuçiq: Përshëndetje?

Gjukiq: Epo, a dëshiron ta bëjmë përsëri?

Vuçiq: Mirë Branka, si pyetje, si ta komentoj këtë dhe cili është mesazhi im për qytetarët e Maqedonisë.

Gjukiq: Mirë, ja ku shkojmë. Zoti Kryeministër i Serbisë dhe President i zgjedhur, si i komentoni ngjarjet në Maqedoni dhe cili do të ishte mesazhi juaj për qytetarët e Maqedonisë?

Vuçiq: Para së gjithash, si kryeministër i Serbisë dhe, nëse dëshironi, president i zgjedhur i Republikës së Serbisë, kam bërë gjithmonë gjithçka për të ruajtur marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit, Serbisë dhe Maqedonisë. Mendoj se qytetarët e Maqedonisë e dinë mirë këtë dhe e respektojnë mënyrën se si Republika e Serbisë i trajtoi qytetarët e saj…

Në fund të videos gazetarja pyet “ashtu është”?

“Kaq është, dhe është shumë e rëndësishme të lësh…”, përgjigjet Vuçiq.

Vërtetësinë e regjistrimit e vërteton edhe raporti i Tanjug-ut nga 27 prilli i vitit 2017 për gjendjen në Maqedoni. Ajo që shkruhet në raport është identike me atë që ka thënë Vuçiq në video.

“Aleksandar Vuçiq, i pyetur nga Tanjug për të komentuar ngjarjet dhe konfliktet e sonte në Shkup, tha se si kryeministër i Serbisë dhe si president i zgjedhur, gjithmonë ka bërë gjithçka për të ruajtur marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit, Serbisë dhe Maqedonisë. Kryeministri tha se beson se qytetarët e Maqedonisë e dinë mirë dhe se respektojnë mënyrën se si Republika e Serbisë i ka trajtuar qytetarët e Maqedonisë, por edhe shtetin e Maqedonisë. Unë jam shumë i shqetësuar për të gjitha ngjarjet e sonte dhe mesazhi im i vetëm është, dhe mendoj se populli i Maqedonisë e di këtë, t’i kërkoj që të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në mënyrë paqësore, nëse kam ndonjë të drejtë, mund të them se qetësimi i situatës është me rëndësi të madhe interesi i Maqedonisë dhe qytetarëve të saj dhe të gjitha çështjet dhe problemet tjera mund të zgjidhen në tryezën e bisedimeve, në mënyrë paqësore, në një atmosferë paqësore”, thuhet në raportin e Tanjug.

Për sa i përket autenticitetit të videos, punonjësit e sektorit të videove besojnë se ndoshta nuk ka pasur “ndërhyrje”.

“Incizimi duket sikur nuk është montuar, biseda zhvillohet vazhdimisht, zhurmat janë konstante dhe nuk ka kapërcime. Mirëpo, kur regjistrimi audio futet në program, ai mund të “ripaketohet” dhe të duket sikur nuk është i redaktuar, ndaj duhet t’i lëmë vend edhe asaj mundësie”.

Pjesëmarrësit e kësaj bisede e dinë më së miri nëse filmimi është i montuar apo jo. Për këtë arsye redaksia e portalit Nova.rs i ka dërguar pyetje ish-redaktores së Tanjug, Branka Gjokiq, Presidencës së Serbisë dhe këshilltares për media të Aleksandër Vuçiqit, Suzana Vasiljeviq.

Deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Fjala vjen, Gjukiq u largua nga Tanjug në vitin 2021 pasi kompania “Minacors media”, përfaqësues ligjorë të së cilës janë këngëtari Zheljko Joksimoviq dhe Manja Grçiq, bleu të drejtën e përdorimit të markës tregtare dhe të drejtave pronësore të Tanjug përmes kompanisë “Tačno”.

Asokohe ajo nuk ka dashur të flasë për arsyet e largimit.

Më 7 tetor të po këtij viti, Gjukiq u emërua këshilltare e presidentit Aleksandar Vuçiq për politika publike.

Publikime te ngjashme