Debutim ëndrrash për Firminon, shënon het-trik në ndeshjen e parë me Al-Ahli

0 minutes, 43 seconds Read

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino ka shënuar tri gola apo het-trik në ndeshjen e tij debutuese me Al-Ahli në Superligën e Arabisë Saudite.

Firmino ishte njëri nga shumë yjet që vendosen t’i bashkohet kampionatit elitar saudit gjatë kësaj vere, duke nënshkruar me Al-Ahli.

Zgjedhja e yllit brazilian duket të ketë qenë pozitive pasi Firmino ka treguar klasin e tij qysh në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24.

Ish-lojtari i Liverpoolit ka kompletuar het-trikun në ndeshjen e fituar 3-1 të Al-Ahli ndaj Al Hazem.

31-vjeçari gjeti golin e parë pas vetëm gjashtë minutave lojë për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 10-të shënoi për 2-0 pas asistimit të Riyad Mahrez.

Goli i tretë dhe i rezultatit përfundimtar 3-1 u shënua në minutën e 72-të nga Firmino, i cili kompletoi het-trikun./Telegrafi

Publikime te ngjashme