CR7 takon shokët e skuadrës dhe trajnerin Rudi Garcia: Pritet ngrohtësisht në dhomat e zhveshjes, kapiteni djersitet kur i uron mirëseardhje

0 minutes, 51 seconds Read

Cristiano Ronaldo është prezantuar edhe para trajnerit dhe shokëve të skuadrës te Al-Nassr.

Ai u përshëndet me secilin fillimisht, ku me disa prej tyre që njihej më moti kishte edhe përqafime, sidomos me Vicent Aboubakar.

Në fund njëri nga lojtarët i uroi mirëseardhje, ku ai gjatë fjalimit u djersitë nga emocionet, ku edhe filloi e qeshura mes trajnerit Rudi Garcia dhe CR7.

Ronaldo pastaj mbajti një fjalim para skuadrës, ku tha se i ka pëlqyer shumë loja dhe lidhja që kanë, dhe se është te Al Nassr për të ndihmuar shokët.

“E di që është një grup fantastik lojtarësh. Kam parë ndeshjet. Kam parë lidhjen që keni në lojë, gjë që më ka pëlqyer shumë. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin, të kënaqemi dhe të jap më të mirën siç kam bërë gjithmonë ku kam luajtur”, ka thënë Ronaldo para bashkëlojtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=GpCLB9NuJuk

Publikime te ngjashme