Policia e Shqipërisë brenda 2 javësh gjobiti 135 kosovarë për tejkalim të shpejtësisë!

1 minute, 34 seconds Read

Policia e Shqipërisë i ka bërë thirrje të gjithë atyre që marrin rrugën për në bregdet të kenë kujdes me shpejtësinë.

Sipas njoftimit, në dy javët e para të korrikut janë gjobitur 135 shtetas të Kosovës, të cilët tejkaluan shpejtësinë e rrugës.

“Qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit, konstatohet nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese, drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8””.

“Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nëntë shtetasve shqiptarë, sipas policisë, iu është pezulluar patentë shoferi nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë.

“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit”, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu, policia shqiptare ka dalë edhe me disa thirrje, si “udhëto me jetën në mendje” e “destinacioni pret”.

“Në fundjavë, në çdo aks ka radarë. Udhëto me jetën në mendje! Destinacioni pret. Nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik! Hiq celularin nga dora! Shto vigjilencën! ‍️Policia qëndron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës”./klan

Publikime te ngjashme