Çdo marrëveshje paqeje e Ukrainës ka nevojë për Evropën ‘në bord’, thotë kryediplomatja e BE-së

0 minutes, 54 seconds Read

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka përsëritur se “që çdo lloj marrëveshje të funksionojë në tokën evropiane, duhet që edhe evropianët të bien dakord me të”.

Kallas i tha BBC-së, se arritja e marrëveshjeve për burimet minerale varet nga Ukraina, por çdo marrëveshje paqeje “do të kishte nevojë për evropianët në bord”, transmeton Telegrafi.

Design Plus Carousel Ad

Kallas ishte planifikuar të takohej me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio të mërkurën për të diskutuar gjendjen e luftës në Ukrainë, por takimi u anulua befas, me të dyja palët duke përmendur çështjet e planifikimit.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit, liderët evropianë kanë bërë thirrje që çfarëdo marrëveshje për Ukrainën duhet të përfshihet edhe BE-ja.

Në anën tjetër një takim mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë është mbajtur javë më parë në Arabinë Saudite – duke u lënë jashtë edhe Ukraina.

Publikime te ngjashme