Boban Bogdanoviq politikani serb dhe kryetar i Lëvizjes “Odgovor” me qendër në Beograd thotë se kryeministrja serbe ka mashtruar opinionin publik në Serbi me disa veprime që ka bërë dje në Tiranë gjatë fotografisë familjare të liderëve që morën pjesë në Procesin e Berlinit. Sipas tij, Ana Bërnabiq ka refuzuar fotografinë por pas pak ka […]
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan në Pekin në Konferencën “Brezi dhe Rruga” . “E pashë presidentin Putin, nuk patëm takim dypalësh, biseduam shkurt, ai pati një takim të rëndësishëm dhe të gjatë me Xi-n”, tha shkurt Vuçiq me këtë rast. Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron […]
Në margjinat e Forumit të Tretë për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Brez dhe Rrugë” në Pekin, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me një numër zyrtarësh botërorë, duke përfshirë kryeministrin hungarez Orban dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Guterres. “Pavarësisht se në cilën pjesë të botës takohemi, le të shfrytëzojmë gjithmonë mundësinë për të shkëmbyer […]
Qeveria e Serbisë ka mohuar që kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq, ka refuzuar të dalë në fotografinë e përbashkët në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të flamurit të Kosovës. Madje këto pretendime Qeveria e Serbisë i ka cilësuar si lajme të rreme. Më tutje, në komunikatë thuhet se ”Serbia e dëshiron bashkëpunimin […]
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kanë diskutuar situatën e fundit në Rripin e Gazës, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë përleshjeve të armatosura vdekjeprurëse midis forcave izraelite dhe grupit palestinez Hamas, transmeton Anadolu. Siç njofton Presidenca Turke, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Mitsotakis, presidenti […]
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije Periç u bëri thirrje serbëve në Mal të Zi “të shprehin me vendosmëri identitetin e tyre si besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, folës të gjuhës serbe dhe si anëtarë të nderuar të kombit serb” me krenari dhe dinjitet në çdo rast. “Është e drejta, përgjegjësia, detyrimi dhe detyra e […]
Dhjetëra serbë janë mbledhur të hënën në Beograd në formë proteste ndaj arrestimit të një 50-vjeçari në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Serbi, Christopher Hill. Në Beograd janë shfaqur edhe mbishkrime kërcënuese ndaj ambasadorit Hill. Një serb është arrestuar të enjten nën dyshimet se në rrjetin social […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëshortja e tij Tamara kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Kinë, ku do të marrin pjesë në tubimin ndërkombëtar ekonomik dhe politik “Belt and Road”, transmeton Kosova Post. Me të mbërritur, presidenti Vuçiq iu bashkua drejtpërdrejt programit të TV Pink dhe bëri një deklaratë për mediat serbe. I […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Pekin se Serbia dëshiron formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është e vetmja e nënshkruar. “Edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, u tha Vuçiq gazetarëve në Pekin.. I pyetur për akuzat se […]
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe ushtruesi i detyrës i drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, nuk kanë pranuar të deklarohen para gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës për aktakuzën e cila i ngarkon me veprën penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian […]