“Ëndrrat” e ministrit serb të mbrojtjes: “Përderisa ka serbë dhe një kishë në Kosovë, ka edhe Serbi në Kosovë”

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq thekson se nuk është rastësi që KFOR-i ka dhënë përgjigjen ndaj kërkesës së Beogradit për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë në prag të Krishtlindjeve dhe se nga përgjigja duhet të nxirren përfundime të caktuara. Nuk është rastësi që po na japin përgjigjen në prag të […]

Lufta e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës me “fake news”, Manxhuka tregon si po manipulohet me rastin e së premtes në Shtërpcë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka shkruar sot lidhur me luftën e Serbisë, në koordinim me Rusinë që po i bëjnë Kosovës me “fake news”. Manxhuka në një postim në Facebook duke folur për rastin e plagosjes së mbrëmshme në Shtërpcë thekson se me profile të rreme e me emra shqiptarë lëvdojnë sulmin e […]

Ministria e Jashtme boshnjake thotë se Daçiq nuk është i mirëpritur në Bosnje

Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Bisera Turkoviq, paralajmëroi shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, se nëse viziton vendin e saj për të shënuar 9 janarin si Ditën e Republikës Serbe (RS), do të shkaktojë përkeqësim të marrëdhënieve ndërshtetërore. Ministri i Jashtëm serb Daçiq, siç është paralajmëruar, duhet të arrijë më 9 janar në […]

Kamberi e quan Serbinë shtet fashist: Prishtina e Tirana të jenë më të pranishme në Luginë

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e quan mendjeshkurtër Shqiprim Arifin, kryetar i Preshevës, për shkak të deklaratave të tij që Kosova të mos ndërhyjë në Luginë. Sipas tij, është jetike prezenca e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare në tri komunat ku jetojnë shqiptarët. Kamberi kërkon nga Kosova që të hartohet […]

Zbulohet plani i Vuçiqit nga viti 2006 për destabilizimin e Malit të Zi, ja çfarë thoshte aso kohe presidenti serb

Tetë ditë pas referendumit, në vitin 2006, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Elmag pati thënë se do të punojë për “krijimin e një shteti të përbashkët përsëri pas 10 apo 20 vjetësh”. E kishte fjalën për ribashkimin e Serbisë me Malin e Zi, pasi që ky i fundit e […]

Qentë endacakë kafshojnë për vdekje gazetarin serb në Beograd

Gazetari, analisti mediatik dhe njëri nga themeluesit e Grupit Prodhues “Mrezha”, Vladan Radosavleviq (62) vdiq tragjikisht, ndërsa gruaja e tij Olga (58) u plagos rëndë pasi mbrëmë në malin Kosmaj në afërsi të Beogradit u sulmuan nga qentë endacakë, ka konfirmuar për “FoNet”, drejtoresha e “PG Mrezha”, Lila Radonjiq. Radosavleviq është sulmuar nga një tufë […]

Anonymous hakon faqen e Ushtrisë serbe: Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu

Grupi i hakerëve, Anonymous ka njoftuar se ka “thyer” web-faqen e Ushtrisë serbe. Anonymous përmes një shkrimi në Twitter i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur fashist. “Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos […]