Trajkoviq thotë se që të mbijetojë Serbia, Vuçiqi duhet të largohet sa më parë nga pushteti!

0 minutes, 42 seconds Read

Politikanja serbe që punon në Qeverinë e Kosovës si këshilltare në Ministrinë për Kthim, Rada Trajkoviq, ka folur sërish për vuajtjet e saj nga regjimi i Vuçiqit.

Në një intervistë për emisionin “Pa ngurrim”, Trajkoviq ka folur se si kishte mbetur 24 orë në kufi pa bukë e ujë, por edhe pa insulinën që i duhej për shëndet.

“Që të mbijetojë Serbia, Vuçiqi duhet të largohet sa më parë nga pushteti,” kaa shkruar ajo ndërkohë në Twitter.

Kujtojmë që Trajkoviqi ka pasur vazhdimisht sulme e linçime në mediat e afërta me regjimin e Beogradit.

Publikime te ngjashme