Zënka mes grupeve, pse ishte plagosur në vitin 2013-të boksieri kosovar që u vra në Gjermani?

Janë bërë të ditura detaje të reja rreth vrasjes së boksierit Besar Nimani. Ngjarja ndodhi në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, mbrëmjen e së shtunës. Kjo ka ngjallur interesim të madh edhe tek mediat gjermane. Nimani, ishte plagosur në vitin 2013-të. Sipas gazetës gjermane Landes-Zeitung, ai ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëhej fjalë për betejë […]

Takimi i Gjuriqit me Radoiçiqin, Hoveiner reagon ashpër: “Ai është kriminel që duhet mbajtur…”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier ka folur me tone te ashpra rreth takimit të Marko Gjuriq, ambasadorit të deritashëm të Serbisë në SHBA dhe Milan Radojiçiq i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë. Fotografia Gjuriq-Radojiçiq u publikua dhe qarkulloi mbrëmë në profile të ndryshme në platformën X. […]

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka gjuajtur dhjetëra raketa në veri të Izraelit pasi sulmet izraelite një ditë më parë lanë të vrarë pesë persona në jug të Libanit, përfshirë tre anëtarë të grupit. Hezbollahu, aleat i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe […]

Shtesat më të mëdha se paga, dëmtim i buxhetit të shtetit – çka po ndodh në ATK? Insajderi sjell dokumente që mbështesin denoncimin publik të deputetit

Mëditje më të mëdha se pagat. Avancime të dyshimta. Mbajtje e pozitës jashtëligjshëm. Dëmtim i buxhetit të shtetit. Janë vetëm disa prej dyshimeve që për ATK-në i ka ngritur deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica. Insajderi sjell edhe dokumente që mbështesin denoncimet e tij publik. Për krejt këto ka paralajmëruar deputeti Korenica. Ai në intervistë për […]

Sulmi me armë zjarri në Gjakovë, këta janë emrat e personave të përfshirë në incident

Tre persona janë plagosur në orët e para të mëngjesit të së dielës si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë. Gazeta Insajderi mëson se nga sulmi me armë zjarri në lokalin ‘Republika’ kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit pronarë Driton dhe Jon Stublla, si dhe një klient. I dyshuari, […]

Jeta në zonat e pushtuara të Ukrainës nga Rusia

Votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale të Rusisë tanimë ka nisur në zonat e pushtuara të Ukrainës. Zyrtarët janë parë duke mbajtur kuti votimi duke shkuar shtëpi më shtëpi në disa zona, të shoqëruar nga ushtarë. Vladimir Putin-i – me kritikët dhe kundërshtarët e heshtur, të internuar ose të vrarë – pritet të mbajë detyrën […]

Një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut, Rama publikon pamjet nga ndërtimi i kantierit Shëngjin-Velipojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërtimi i kantierit të rrugës Shëngjin-Velipojë. Përmes një statusi në Facebook, Rama ka shkruar se kjo rrugë do të jetë një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut. Kryeministri shkruan se vepra do të jetë një nga investimet kyçe për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik […]

Luftanija britanike shkatërron dy dronë të Huthi në Detin e Kuq: Momenti i fuqishëm kapur në video

Ky është momenti kur luftanije britanike HMS Richmond, rrëzon dy dronë të Huthi në Detin e Kuq. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps ka thënë se incidenti i mbrëmshëm detyroi luftanijen britanike të aktivizohet që të zmbraps sulmet e Huthi në Detin e Kuq, transmeton Telegrafi. Një video e publikuar nga ministria britanike e Mbrojtjes, […]