Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën e ka shpallur fajtor Shukri Bujën në rigjykimin për rastin “Veteranët”, duke i shqiptuar një dënim prej një viti burgim. Pas këtij vendimi, Buja ka reaguar duke e cilësuar atë si politik dhe si një tentativë për të penguar rrugëtimin e tij politik, transmeton Telegrafi. “Të nderuar qytetarë, anëtarë […]
Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk në Ukrainë, raporton Washington Post duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë. Këto raketa, nëse lëshohen nga territori ukrainas, kanë kapacitetin të godasin thellë në Rusi, përfshirë qytete si Moska dhe Shën Petersburgu. Forcat amerikane i […]
Miliarderi Elon Musk, i përshkruar edhe si ish-bashkëpunëtor i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar në profilin e tij në platformën sociale X një hartë që pasqyron gjendjen e natalitetit në Evropë. Harta paraqet vendet evropiane të klasifikuara sipas normës së parashikuar të lindjeve për familje, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përcjell Telegrafi. Në të […]
Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Southend në Londër. Tragjedia ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur fluturimi SUZ1 i kompanisë holandeze Zeusch Aviation u përplas brenda perimetrit të aeroportit. Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar pamje që tregojnë momentet e […]
Pak përpara fillimit të seancës konstituive, kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Në një prononcim për mediat, ajo theksoi se ekziston vullnet i ndërsjellë për bashkëpunim mes dy palëve, transmeton Telegrafi. “Sigurisht që do […]
Ashtu siç pritej, edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur ditën e martë, ka përfunduar pa asnjë rezultat. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari (LVV), u bëri thirrje edhe një herë subjekteve politike që të propozojnë anëtarët për Komisionin përkatës, hap ky i domosdoshëm për të proceduar me votimin e kryesisë. […]
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po konsideron heqjen e shtetësisë së aktores dhe komedianes Rosie O’Donnell, pavarësisht një vendimi të Gjykatës së Lartë prej dekadash që e ndalon specifikisht një veprim të tillë. Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump shkroi se O’Donnell përfaqëson një “kërcënim për njerëzimin”. “Për faktin se […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në një takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Takimi mes tyre u zhvillua në formën e një darke pune në rezidencën e ambasadës britanike në Prishtinë. Zyra e Kryeministrit njoftoi se kjo është vizita e dytë e emisares Pierce në […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari publik në Qendrën e Regjistrimit Civil, mbi dyshimet për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Sipas komunikatës zyrtare, operacioni i arrestimit u ekzekutua nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës. “I […]
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se planifikon të mbajë një “deklaratë të madhe” lidhur me Rusinë javën e ardhshme. Në një intervistë për NBC News lidhur me luftën në Ukrainë, Trump shprehu zhgënjim me Moskën. “Mendoj se do të kem një deklaratë të madhe për Rusinë të hënën”, tha ai. Ai nuk […]