Një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut, Rama publikon pamjet nga ndërtimi i kantierit Shëngjin-Velipojë

0 minutes, 54 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërtimi i kantierit të rrugës Shëngjin-Velipojë.

Përmes një statusi në Facebook, Rama ka shkruar se kjo rrugë do të jetë një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut.

Kryeministri shkruan se vepra do të jetë një nga investimet kyçe për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ndërsa vijon puna për ta bërë të kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, ka shkruar Rama.

Publikime te ngjashme