Cedomir Jovanoviq në televizionin që kontrollohet nga Vuçiq: “A jeni normal, si ndalohet festivali ‘Mirdita, dobar dan?”

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LPD), Çedomir Jovanoviq, është debatuar me Milosh Radenkoviqin, drejtuesin e programit të mëngjesit në televizionin e regjimit të Vuçiqit “Prva”, dhe e ka pyetur atë pse nuk merr pushkën dhe i bashkohet ushtrisë dhe shkaktoi kaos të përgjithshëm në studio në të cilën ishte edhe krimineli i luftës Vojislav Sheshel. […]

Goli i Bajramit pas 23 sekondash “çmend” komentatorët turq dhe grekë në stadium. Videot virale në rrjetet sociale

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami shënoi pas vetëm 23 sekondash përballë Italisë, duke regjistruar kështu një rekord në historikun e kampionateve europiane si goli më i shpejtë i të gjitha kohërave. Golit të tij nuk i janë gëzuar vetëm shqiptarët, por edhe komentatorët e vendeve fqinje që ndiqnin ndeshjen nga stadiumi i Dortmundit. Videot e […]

Selimi: Vdekja e Adem Jasharit ka qenë një thyerje e madhe e moralit për ne, ishte shumë e rëndë

Ish-komandanti Sylejman Selimi i cili ishte një nga figurat qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shpalosur më shumë për legjendarin Adem Jashari. Selimi tregon që komandanti Adem Jashari, së bashku me Hamëz Jasharin, kanë qenë unik e të pandashëm. “Ademi ka qenë i veçantë e unik, jo vetëm Ademi, por edhe Hamza, kanë qenë […]

Kurti: Vetëvendosja në vitin 2025 do t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe qendrore, opozita “s’mund t’i shtyjë pafundësisht”

Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka mbajtur një fjalim para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në kuadër të “Javës së Lëvizjes” në 19 vjetorin e themelimit. Kurti tha se subjekti politik që ai drejton, në vitin 2025 do t’i fitojë dy palë zgjedhje, ato qëndrore dhe lokale. Ai […]

Ministri në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut i quan terroristët e Banjës “heronj”

Kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, aktualisht deputet, por i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër në koalicionin qeverisës në mes të VMRO-së dhe VLEN-it ka thurur lavde për terroristët serbë që u vranë vitin e kaluar në Banjë të Zveçanit nga zyrtarët policorë të Kosovës. “Lavdi e […]

Kurti: Disa kryetarë edhe na kritikojnë, edhe i paraqesin si suksese komunale investimet e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, njehrit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka adresuar kritika ndaj disa kryetarëve të komunave të cilët e kanë kritikuar për mungesë të bashkëpunimit. “Kemi investuar në projekte dhe programe që kanë sjellë zhvillim ekonomik lokal dhe potencial elektoral për kryetarët e disa komunave të cilët po tentojnë që në njërën anë […]

Osmani takohet me Rutte: Në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në margjinat e Samitit për Ukrainën. “Diskutime gjithnjë përmbajtjesore me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj”, ka shkruar Osmani në Facebook. Osmani ka shpërndarë edhe disa fotografi me Rutten.

Abazoviq: Së pari jam tifoz i Shqipërisë, deklarata se “jam tifoz i Serbisë” u keqkuptua

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se deklarata e tij për televizionin shtetëror serb se “është tifoz i Serbisë”, është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti. Abazoviq ka thënë sot se është tifoz më së pari i Shqipërisë, e pastaj i përkrah edhe ekipet kombëtare nga rajoni. “Ish dashur të më prezantoni si […]

“Si baba, si i biri”- del një video ku djali i Vuçiqit tentoi të sulmonte tifozët anglezë

Pothuajse të gjitha mediat e rajonit po shkruajnë për incidentin në Gjermani, kur tifozët serbë u përleshën me anglezët, e një nga akterët ishte djali i Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq. Ka pasur një përballje të ashpër në të cilën nuk ka pasur zgjedhje të një objekti që do t’i shkaktonte dëm kundërshtarit. […]