Situata në pjesën Veriore të Kosovës sot raportohet të jetë e qetë. Në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, tashmë kanë zënë vend simbolet e Republikës së Kosovës. Mediat atje, raportojnë se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur tubim të qytetarëve të cilët para dy ditësh kanë kërkuar nga policia që të kthehen në vendet […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një mëngjes pune me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Kurti në një postim në Facebook shkruan se në Ballkonin e Hapur kanë diskutuar për […]
Në Gjykatën Themelore në Prizren sot ka dështuar të mbahet seanca shqyrtuese ndaj profesorit të Universitetit ”Ukshin Hoti”, Bashkim Zahiti, i cili dyshohet se e kushtëzoi studenten me raport intim, në këmbim të notës. Sipas gjykatëses Ajser Skenderi, i akuzuari mungoi për arsye shëndetësore dhe si rrjedhojë seanca ndaj profesorit i cili dyshohet për keqpërdorim […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut nëse do t’ia lejonin forcat ndërkombëtare, pa përmendur kështu lejen e institucioneve të Kosovës. Kështu ai u deklarua në pyetjen e gazetarëve që iu bë në Podrinjë, duke shtuar se nuk do të shkonte vetëm në Mitrovicë. “Por edhe në pjesë […]
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një panel diskutimi gjatë ditë së martë në Bled të Sllovenisë ka folur edhe për reagimet e aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit. Gërvalla ka thënë se raporti i Kosovës me […]
Turqia njoftoi dje, se ka arrestuar shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, pasi i njëjti është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të shërbimit izraelit në Turqi. MIT e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Uestern […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për pesë të dyshuarit të përfshirë në gjuajtjen me armë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Aktash të Prishtinës, ku mbet një i vrarë dhe disa të plagosur. Gazeta Insajderi raportoi se gjykata të martën ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Korab Gashin, Valdrin […]
U monitorua që nga momenti kur hyri në Turqi, detaje të reja për arrestimin e Liridon Rexhepit – çka deklaroi ai në polici Shtetasi i Kosovës, Liridon Rexhepi, arrestua të martën në Stamboll, nën dyshimin se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Mossadi është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit. Siç ka […]
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për Portalin Analitika, vlerëson se Mali i Zi është nën pushtimin rrëshqitës të Beogradit dhe Rusisë. Ajo paralajmëron se nëse rezultatet e regjistrimit tregojnë se malazezët janë ende shumicë, Beogradi do të përdorë metoda të tjera, siç janë […]
Sërish të mërkurën në orët e mëngjesit janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit. Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti është në vendngjarje dhe sjell informata e pamje nga atje. Sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit që ka nisur të shtunën. Në fotografitë e […]
