Tragjedia në Koçan, shkak i zjarrit dyshohet të jenë mjetet piroteknike. Zjarri që ka rënë në një diskotekë në Koçan, ku raportohet për shumë viktima e shumë të lënduar,mund të ketë ndodhuar si shkak i mjeteve piroteknike. Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, […]
Familjarët vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Spitalit në Koçan dhe tani gjendja është më e qetësuar se më herët, pasi që, me herët familjarët shkaktuan një situatë të tensionuar, duke kërkuar që të afërmit e tyre (viktimat) të mos dërgohen për obduksion, shkruan Alsat. Tashmë, ata janë marrë vesh me institucionet përkatëse, dhe po […]
Pamje të reja të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu diskotekën e improvizuar “Pulse” që gjendet në një ish-depo tapetësh në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar nga Radio Koçani. Aty shihet se objekti po digjej dhe njerëzit përpiqeshin ta shpëtonin veten, ndërsa në vendngjarje kishte mbërritur automjeti i parë i zjarrfikësve. Sloboden Peçat shkruan […]
Transha e parë në vlerë prej rreth 11 milionë euro, nga mjetet e dedikuara për mbështetje të kompanive të siguruara me kredinë hungareze, do të paguhet pasnesër, gjegjësisht mjetet do të transferohen nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, njoftoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Në një deklaratë për mediat në Budapest, ajo theksoi se […]
Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit. Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se kanë dëmtuar shumëçka. Ahmeti tha se rruga përpara është e vështirë përshkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet vendi, “Nuk mendoj që rrugët tona që na […]
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Gostivarit për herë të parë, në qendër të qytetit zbukuroi qytetin me ndriçime dhe me simbole që karakterizojnë këtë muaj. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani tha se Ramazani krahas vlerave fetare, paraqet festë për besimtarët myslimanë. “Ideja për zbukurimin simbolik gjatë muajit të […]
Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, ka marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka bërë të ditur se atje shkoi i veshur uniformën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar se ishte i prekur thellë nga respekti dhe mirënjohja e njerëzve që nuk […]
Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit, për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, akuzojnë nga BDI. “Ky veprim nuk është vetëm […]
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut po përkeqësohet. Xhaferi tha se “muajt e fundit po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen”. Sipas të dhënave […]
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje në lidhje me aksionin “Vardar”, ku 10 persona u arrestuan nën dyshimin për falsifikim dhe vënien në qarkullim të parave të falsifikuara. Sipas MPB-së në Maqedoninë e Veriut, aksioni ka filluar pas formimit të një grupi të organizuar kriminal që përfshinte shtetas maqedonas […]
