Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësimin e saj për kërcënimet e BE-së ndaj Kosovës nëse Qeveria e Kosovës vepron njëanshëm duke hapur Urën e Ibrit. Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017, dhe ka pyetur pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat […]
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, nuk është tërhequr nga postimi i tij ku e lartësonte figurën e Faton Hajrizit. Ai ka thënë se kushdo që e vret një polic të Serbisë, e ka respektin nga ai. “Faton Hajrizi është shqiptari i parë që në Serbi e vret një polic serb. Krejt policët e Serbisë që […]
Pas arratisjes nga arresti shtëpiak i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë – Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku. […]
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke […]
Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter sot në mëngjes, me epiqendër në fshatin Kozaricë të Obiliqit. Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës ka bërë të ditur se tërmeti ndodhur rreth orës 07:33. “Thellësia hipoqendrore ishte tri kilometra. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe […]
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prizren-Suharekë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar […]
Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar komandantin e Stacionit Policor të Skenderajt, pasi ky i fundit shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit. Babai i Faton Hajrizit u shpreh kundër suspendimit të komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, ai tha se ardhja e tij ishte “humanitare dhe jo politike”. “Neve si familje na vjen […]
Deputeti kosovar në Parlamentin e Landit të Bavarisë, Deli Balidemaj, ka folur rreth temës së hapjes së Urës së Ibrit. Balidemaj tha se “Është momenti i fundit që të hapet Ura e Ibrit!”. Ai pati kritika për faktorin ndërkombëtar. “Disa pikëpamje të bashkësisë ndërkombëtare, të disa politikanëve, nuk i ofrojnë qetësi respektivisht nuk i ofrojnë […]
Bashkimi Evropian ka thënë se rihapja e Urës së Ibrit është çështje e dialogut dhe çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të këtij procesi. Një zëdhënës i BE-së tha për Klankosova.tv se diskutimet për hapjen e urës janë duke vazhduar dhe BE-ja është duke u koordinuar ngushtë me partnerët e […]
Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani, ka folur mbi mënyrën se si funksiononte shteti i Jugosllavisë. Gorani tha se Jugosllavia ka qenë një kullë prej letre, e ndërtuar dhe mirëmbajtur nga një konsensus ndërkombëtar dhe një përpjekje e brendshme për ta mbajtur pushtetin të pandryshuar. “Jugosllavia ka qenë shembull dhe në histori do shkoj si shembull […]
