Haxhiu kërkon dënim maksimal për vrasësin e gruas në Ferizaj, paralajmëron veprime edhe nga Ministria

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi sot në Ferizaj ku një grua u vra dhe një i mitur është plagosur. I dyshuari që u arrestua rreth gjysmë ore pasi shtiu dyshohet se është ish-burri i saj. Haxhiu tha se aktualisht është në komunikim me institucionet përgjegjëse “që të kuptojmë […]

50 euro gjoba nëse e kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara, Policia sqaron se në cilat raste lejohet

Policia e Kosovës ua ka kujtuar këmbësorëve rastet kur mund të kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe gjobën me të cilën mund të ndëshkohen nëse nuk e respektojnë këtë rregull. Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me 50 euro. Policia ka sqaruar se kalimi […]

FOTO| Pamje nga shpërthimi në Prishtinë, ku cak i sulmit ishte këngëtari Noga

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, me ç’rast janë dëmtuar gjashtë vetura. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nga informacionet e para dyshojnë e bëhet fjalë për granatë dore. Si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. […]

Policia Ushtarake e FSK-së ngrit kapacitetet e saj

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të saj, është realizuar kursi bazik për Polici Ushtarake i organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, dhe realizuar në bashkëpunim me instruktorët e Policisë Ushtarake. Sipas FSK-së kursi bazik zgjat 10 javë dhe pjesëtarët trajnohen në teorinë […]

Shpërthim tek Lagjja e Profesorëve në Prishtinë, 6 vetura të dëmtuara

Sot, në rrugën “Zekerija Cana” në Prishtinë, e njohur si Lagjja e Profesorëve ka ndodhur një shpërthim. Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit të tij, shpërthimi kishte ndodhur nga një mjet shpërthyes (granatë dore), ku si pasojë e saj janë dëmtuar gjashtë vetura. Nuk raportohet për të lënduar. […]