Aksioni i Prokurorisë Speciale në Skenderaj: Kush janë pesë personat e arrestuar për krime lufte

0 minutes, 33 seconds Read

Pesë persona të nacionalitetit serb janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme, me urdhër të drejtpërdrejtë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar të PSRK-së, mbi të arrestuarit rëndojnë dyshime të bazuara për përfshirje në krime të luftës gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë.

Design Plus Carousel Ad

Mësohet se aksioni policor është zhvilluar në fshatin Syringanë (Suhogërllë) të komunës së Skenderajt, ku u kryen ndalimet e të dyshuarve.

Autoritetet kanë bërë të ditur edhe identitetin e personave të ndaluar përmes inicialeve të tyre: N. T., R. K., S. T., P. T. dhe G. T./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme