Borrell tregon se dialogu Kosovë-Serbi është në një moment vendimtar

0 minutes, 51 seconds Read

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht është në një fazë vendimtare.

Ai në Këshillin e Sigurimit në OKB-së, ka thënë se BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do va pozicionojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në një rrugë solide dhe largpamëse, shkruan lajmi.net.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, tha Borrell.

Kujtojmë se më 27 shkurt në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha sot ndërkaq se palët duhet ta pranojnë propozimin e BE-së e më pas të flitet për implementimin e tij./Lajmi.net

Publikime te ngjashme