Huta: “Vrasjën e bërë për hakmarrje ndaj drejtësisë, më parë më dënuat pa faj, tani më dënoni tamam” (Video)

2 minutes, 39 seconds Read

Dan Hutra nuk shfaqi asnjë pendese per vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 te tjerave mesditen e 1 marsi, madje pati edhe një thirrje për sistemin e drejtësisë: të mos denojnë njerez të pafajshem sepse pastaj ndodhin masakra të tilla se ajo e 1 marsit ku mbetën të vrara të gra dhe u plagosën 3 të tjera.”

41-vjeçari Hutra pretendoi në gjykatë se qëndrimi për 8 muaj në qeli  pas dënimit për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa ishte I pa drejtë. Ai mbante veshur rrobat me të cilin kreu vrasjet, ndërsa siç shihet në këto pamje në bluzë duken ende njollat e gjakut. Hutra pranoi të gjitha akuzat duke i thënë gjykatës se për të gjitha vrasjet kishte një motiv dhe nuk ishte penduar. Sipas tij, konflikti me bashëkjetuesen ndodhi për shkak se ajo nuk pranonte të kryente testin e AND-së për fëmijën dhe më pas lindën dyshimet që ai nuk mund të ishte i tiji.

“Nuk jam penduar edhe sikur të më jepni 5 burgime të përjetshme. I pranoj të gjitha akuzat e prokurorit. I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Kërkova AND-në e fëmijës, por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam dhunuar Elenën. Për të gjitha ngjarjet kisha një motiv.”

Gjatë kohës që qëndroi në qeli, vendosi edhe për personat që do të ekzekutonte. Hutra ka treguar për hetuesit se fillimisht plagosi me thikë në Astir 40- vjeçaren Marjana Gurakuqi për shkak se pretendonte se ajo I kishte një borxh prej 80 mijë euro dhe në të njëjtën kohë  kishte përgatitur planin për ta helmuar me ndihmën e Vladimir Kuritit që qëndronin të dy në të njëjtën qeli.

“Me vëllain e Etleva Kurtit, Vladimir Kurtin, kam pasur mosmarrveshje në burg. Ai ka bashkëpunuar me Marjana Gurakuqin pasi e I kam dëgjuar teksa bisedonin në telefon për të më helmuar dhe për këtë morra hak. Fillimisht tentova të vras me thikë Marjanën por ajo bëri rezistencë dhe nuk e vrara dot. Ndërsa Etlevën e vrava  për të marrë hak ndaj Vladimirit. ”

Më pas iu drejtua banesës së Elena Hysës për të vrarë këtë të fundit dhe babain e saj. Armën me të cilën qëlloi mbi anëtrët e familjes Hysa e morri një ditë para ngjarjes në Kukës, ndërsa nga të shënat mbetën të vrara Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku. Më pas plagosi me thikë ish-parteren e Elena Hysa dhe nënës e saj Kujtime Hysa. Hutra u kap nga policia mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Sharrës në Kombinat, ku po përgatitej të vriste një tjetër person. Shënjestra e katërt e tij, një banor I zonës që sipas 41-vjueçarit kishte ndikuar në vrasjen e babait të tij disa vite më parë në Kukës.

Publikime te ngjashme