Bisedime maratonike në Ohër, asnjë informacion zyrtar për rrjedhën e negociatave

0 minutes, 30 seconds Read

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar se si po rrjedhin negociatat mes dy vendeve.

Ky takim ka nisur tash e disa orë. Paraprakisht pak minuta para orës 17:00 ka pas një pauzë të shkurtër.

Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Është paralajmëruar një konferencë e Josep Borrell pas përfundimit të këtij takimi./IndeksOnline

Publikime te ngjashme