Forcat speciale ukrainase “Ujqërit e Bardhë” shkatërrojnë 10 tanke ruse brenda natës, shërbimi i sigurisë publikon pamjet (Video)

0 minutes, 28 seconds Read

Forcat e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës kanë shkatërruar 10 tanke ruse në rajonin e Donetsk gjatë natës, raporton Kyiv Independent.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha më 18 mars se forcat e saj speciale, “Ujqërit e Bardhë”, kishin shkatërruar 10 tanke ruse dhe një transportues të blinduar të personelit në drejtim të Donetskut të pushtuar.

Mediumi ukrainas gjithashtu ka publikuar një video ku tregohet momenti i shkatërrimit të tankeve, derisa shihen shpërthime të fuqishme.

Videoja u publikua nga Shërbimi ukrainas i Sigurisë.

Publikime te ngjashme