Berisha Ofendon rëndë deputetet e VV-së: “Duhet t’u testohet shëndeti mendor…”

0 minutes, 56 seconds Read

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se me komunikimet që ka bërë me Milan Radojçiqit, Mimoza Kusari – Lila, është rrezikuar edhe siguria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Propaganda është mekanizmi kryesor I pushteteve diktatoriale, komuniste e fashiste, aty fusin lincime shpifje, të gjitha që I përdor VV në luftimin e eksponentëve të VV-së. Kjo qeveri ka bashkëpunuar me persona që rrezikojnë me sigurinë nacionale të ShBA-ve. Është problemi i koordinimit të politikave shtetërore, me eksponentët e krimit me terroristët. Kur kanë bisedu këta, ata kanë qenë në listë të zezë. Kjo e nxjerrë Kosovën si bashkëpunëtore kundër interesave të Amerikës”, tha ai.

Tutje, Berisha the se ShBA nuk e ndërron planin e tyre në Ballkanin Perëndimor, për shkak të kryeministrit Albin Kurti.

“SHBA nuk e ndërrojnë kursin e tyre për Ballkanin për shkak të një individi, unë mendoj se duhet të testohet shëndeti i tyre mendor. Kam mëndu që vetëm kryeministri por ka shumë”, tha ai.

Publikime te ngjashme