Bayerni i fortë për PSG-në, bavarezët sigurojnë çerekfinalen në Ligën e Kampionëve

1 minute, 31 seconds Read

Bayern Munich ka prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti gjerman mposhti atë francez me rezultat 2:0 (3:0 në dy ndeshjet), shkruan lajmi.net.

Për 90 minuta lojë pamë një lojë fantastike.

Ndeshja u zhvillua në të dy anët e fushës, me skuadrat që kërkonin të zhbllokonin sfidën.

Jamal Musiala kishte mundësi të mira për bavarezët, por në vend ishte Giannluigi Donnarumma.

Në anën tjetër edhe Paris Saint-Germain krijuan rastet me Kylian Mbappe dhe Leo Messi, por goli u mungoi.

Në minutën e 30’ Marquinhos u detyrua të lë fushën, shkak i lëndimit. Kapiteni i parisienëve u zëvendësua nga Nordi Mukiele.

Në minutën e 38’ Parisi kishin një mundësi të artë të zhbllokonin sfidën, pas gabimit të Yann Sommer, por ishte Matthijs de Ligt që kreu punën e portierit zviceran dhe nuk lejoi që Vitinha të shënonte.

Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola. Pjesa e dytë nisi zjarr nga të dy ekipet.

Mbappe kishte mundësi të mirë të çonte topin në rrjetë, megjithatë nuk ia arriti.

Për Bayernin rast të mirë shënimi kishte Eric Maxim Choupo-Moting, por fillimisht shënoi.

Më pas i njëjti në minutën e 52’ realizoi me kokë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, kamerunasi nuk u ndalë dhe arriti të shënojë përsëri.

Po rridhte minuta e 61’ kur pas një gabimi trashanik nga Marco Verratti shënoi Coupo-Moting.

Serge Gnabry ishte ai që pas një kundërsulmi ‘vrastar’ çoi shifrat në 2:0.

Paris Saint Germain tentuan të barazojnë, por kot, kështu duke u eliminuar edhe këtë vit mjaft herët nga gara më presitigjioze në nivel klubesh, Liga e Kampionëve./Lajmi.net

Publikime te ngjashme