Haxhiu thotë se Haki Abazi po e përdor rastin Dehari për qëllime të ulëta

0 minutes, 39 seconds Read
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur rreth rastit Dehari. Në një intervistë në KTV, ajo ka theksuar se nuk ka vullnet nga institucionet të zbardhet rasti i vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Përtej kësaj, Haxhiu, të cilën analisti Rron Gjinovci e quan “zonja e hekurt e drejtësisë”, e ka përmendur edhe Haki Abazin, deputet i revoltuar i Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, Abazi po e përdor për qëllime të ulëta rastin Dehari.

“Ai në një konferencë për media kishte thënë që ka incizime por kur ka shkuar dhe ka dëshmuar asnjëra prej tyre, prandaj është fatkeqësi se si përdoret një rast për qëllime të ulëta.” – ka theksuar ajo.

Publikime te ngjashme