Baton Haxhiu mendon se KFOR-i e shpëtoi një kasaphanë të mundshme në veri të Kosovës

2 minutes, 11 seconds Read

Analisti Baton Haxhiu thotë se trupat e KFOR-it në Kosovë shpëtuan një kasaphanë që mund të kishte ditën e sotme në veri të vendit.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu tha se protestuesit serbë u treguan të pamëshirmshëm dhe u rrezikua që të kishte një përplasje të armatosur.

“Sot realisht KFOR e ka shpëtuar një kasaphanë të mundshme ne veri për arsye se ka qenë ndërmjet forcave policore të Kosovës dhe grupeve kriminale. Fakti që janë lënduar pjesëtarë të KFOR-it tregon se sa e ndjerë ka qenë situata, sa të pamëshirmshëm kanë qenë në një përplasje me Policinë e Kosovës, e cila sot ka pasur fatin që heronjtë e KFOR e kanë shpëtuar situaën nga një përplasje që do ishte e armatosur. Vetë fakti se situata është e tillë nuk mund të flasim këtu për procedurë dhe as legalitet e legjitimitet. Të tre liderët edhe z.Thaçi dhe Mustafa dhe së fundmi Kurti kanë nënshkruar një deklaratë që ndërtohet një model i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Respektivisht të tre liderët janë pajtuar të ndërtohen si të drejta për serbët. Nëse i marrim 4 hapat. Hapi i parë është asociacioni, i dyti shpejtimi i procedurës për Këshill të Eurpoës dhe liberalizimi i vizave, hapi i tretë respektimi i Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Kishës Ortodokse Serbe në Deçan. Dhe në fund është liberalizimi i vizave, hyrja e Kosovës në KiE. Ligjet funksionojnë kur demokracia është funksionale. Megjithëse kemi të bëjmë me një territor të kontestuar megjithëse është brenda territorit të Kosovës, ti nuk mund t’ua imponosh kryetarët shumicës atje”.

Baton Haxhiu ka treguar edhe si zgjidhet sipas tij ky konflikt në veri të Kosovës.

“Duhet të gjendet një kompromis dhe kompromisi është dialogu. Varianti tjetër është ajo që ka ndodhur të premten, ti çosh policinë atje dhe të hysh në përleshje. Bujaria e shumicës është që t’i japë të drejta. Kthimi  në dialog sa më shpejt që është e mundur, ruajtja e sovranitetit të Kosovës dhe Albin Kurti të jetë i guximshëm dhe të flasë për të drejtat e serbëve në veri. Përndryshe është në pikën më të ulët të kredibilitetit të tij”. 

25 ushtarë të KFOR mbetën të plagosur nga përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës.

Publikime te ngjashme