Basha mban mbledhjen e parë si kryetari i PD-së, njoftohen dy nisma kundër korrupsionit

0 minutes, 51 seconds Read

Lufta kundër korrupsionit në nivel qendror dhe lokal, ishte çështja kryesore që u diskutua në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Lulzim Basha.

Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, vendosi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.

Por në shtator do të ketë edhe dy nisma parlamentare kundër korrupsionit nga Partia Demokratike që janë kërkesa për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve evropianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive dhe ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve, raporton A2 CNN.

Reklama

Me 16 mijë e 196 vota, Lulzim Basha u zgjodh të shtunën për herë të katërt në krye të Partisë Demokratike, kundrejt 1,650 vota që mori kundërshtari i tij Gjergji Hani./Telegrafi

Publikime te ngjashme