Bad News Eagles hakmerren ndaj ekipit spanjoll Movistar Riders, i cili i eliminoi në turneun e Melbournit!

0 minutes, 37 seconds Read

Bad News Eagles e kanë shënuar fitoren e radhës në kuadër të turneut online CCT 2023. Ekipi kosovar në CS:GO triumfoi 2:1 ndaj ekipit spanjoll, Movistar Riders.

Ishte kjo një hakmarrje e ëmbël për djemtë kosovarë, të cilët u mposhtën në turneun e Melbournit nga Movistar Riders.

BNE fituan në Anubis, për t’u mposhtur në Ancient. Kurse, në map-in vendimtar, Overpass, Bad News Eagles u treguan fantastik, për ta korrur fitoren e radhës.

Tani, në rundin tjetër, ekipi Bad News Eagles do të ndeshet me ekipin 9INE.

Kujtojmë se Bad News Eagles janë duke garuar në Lower Bracket, pasi janë mposhtur nga Forze.

Fituesi i këtij turneu shpërblehet me plot 100 mijë dollarë./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme