author

Huliganët serbë rrahin për vdekje vëllain e zv.presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Vojin Mijatoviç, ka vdekur të dielën në Beograd. Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mijatoviç ka vdekur pasi është rrahur nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac. Sipas informacioneve jozyrtare të mediave serbe, ai është rrahur nga dy të rinj të cilët kanë ikur dhe janë […]

Xhavit Haliti nga NATO: Ne po festojmë, delegacioni serb doli duke u fjalosur mes vete

Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-së, thotë se delegacioni jonë atje, ka filluar festën pasi Kosovës iu avancua statusi. Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime. Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës, në një prononcim […]

Kandidati katalonas për Parlamentin Europian: Spanja t’i lë standardet e dyfishta me Palestinën e ta njohë Kosovën

Kandidati i partisë katalonase “Së Bashku për Kataloninë” (Junts) për deputet në Parlamentin Europian, Toni Comín, e ka akuzuar qeverinë spanjolle se po vepron me hipokrizi duke e njohur shtetin palestinez dhe jo atë të Kosovës. Toni Comín i ka kërkuar Qeverisë së Spanjës që t’i ndalojë “standardet e dyfishta” dhe “hipokrizinë” e saj pasi […]

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

“Zyrtarëve policorë nuk u lejohet që të kryejnë shërbime të sigurimit jashtë detyrës zyrtare”. Kështu thotë kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për “Kallxo Përnime”. Sipas tij, IPK në vazhdimësi ka trajtuar informacione të kësaj natyre dhe ka hetuar edhe raste konkrete. Hodaj tha se është sfiduese të vërtetohet që […]

Zelensky e thotë për herë të parë: “Le të godasim objektivat brenda Rusisë…”

Pas sulmit vdekjeprurës në qytetin e Kharkiv, Volodymyr Zelensky, e ka ripërsëritur thirrjen e tij për vendet perëndimore që të lejojnë Ukrainën të përdorë armë të dhuruara kundër objektivave në Rusi. ShBA-ja dhe vendet e tjera të NATO-s deri më tani i kanë rezistuar kërkesave të Ukrainës për të përdorur armët e tyre të dhuruara […]

AFP për regjistrimin në Kosovë: Rënia e popullsisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë

Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës. Në raportin e tyre thuhet se popullsia në Kosovë ka rënë nga 1.8 milionë banorë në 1.5 milionë banorë sipas të dhënave preliminare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. “Numërimi i regjistrimit është çështje delikate në shumë vende të Ballkanit, ku […]

Milanoviq: S’ka mundësi teorike që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar të premten se ideja që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja e Hercegovina është e pamundur dhe se nuk ka asnjë mundësi teorike. Ai komentoi gjithashtu Rezolutën për Srebrenicën. “Republika Sërpska nuk mund të shkëputet nga Bosnja, sepse nuk mundet, sepse nuk do të marrë një vendim të […]

Moscow Times shkruan për luftë të brendshme në Rusi: FSB nis spastrimin e elitave ushtarake, po hidhet faji për dështimin e pushtimit të Ukrainës

Arrestimet e fundit të pesë oficerëve të lartë ushtarakë rusë ka të ngjarë të jenë vetëm të parat nga dhjetëra figurat ushtarake që do të burgosen në një spastrim gjithëpërfshirës nga shërbimet e sigurisë, thanë për The Moscow Times zyrtarë të qeverisë ruse dhe burime pranë Kremlinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Gazeta shkruan se FSB-ja […]