Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do vras 1000 muslimanë në xhaminë e madhe në Mitrovicë!

0 minutes, 46 seconds Read

Një video e shkëputur nga një ‘live’ në rrjetin social TikTok, ku një person me emrin ‘Patrik Kurti’ kërcënon publikisht se do hedh bomba gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë, është bërë virale në rrjet, raporton Gazeta Sinjali.

Në videon e publikuar qytetari dëgjohet duke thënë se do të marrë tri dardha dhe do t’i fus në xhami që të vdesin sa ma shumë myslimanë.

Sinjali mëson se ky kërcënim i hapur ka aktivizuar njësitë policore të cilët janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga Kurtin.

Ai është shoqëruar në stacion policor që të intervistohet nga organet e hetuesisë lidhur me deklaratat e tij.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Publikime te ngjashme