Raportimi i The Washington Post gjatë vitit 1999 për masakrën e Reçakut: Si ishin zbuluar skenarët e Beogradit për ta mbuluar krimin

4 minutes, 48 seconds Read

Prestigjozia amerikane The Washington Post, kishte raportuar për masakrën e Reçakut gjatë vitit 1999.

Në një shkrim të gjatë, WP thotë se sulmi në këtë fshat të Kosovës çoi në vrasjen e 45 civilëve shqiptarë, dhe urdhëri ishte ardhur nga zyrtarët e Qeverisë së atëhershme të Beogradit.

Duke cituar burimet, sipas përgjimeve telefonike nga qeveritë perëndimore, masakra kishte ndodhur pas vrasjes së tre ushtarëve serbë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) – dhe të zemëruar për këtë, ushtria serbe më 15 janar kishte nisur një ofensivë për hakmarrje, duke vrarë kështu civilët shqiptarë.

“Ndërsa numri i civilëve të vdekur nga sulmi u rrit dhe përballë dënimit ndërkombëtar,  zëvendëskryeministri i Jugosllavisë dhe gjenerali në komandën e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në mënyrë sistematike u përpoqën të mbulonin atë që kishte ndodhur”.

“Sipas bisedave telefonike mes të dyve, detajet e bisedave të cilat janë vënë në dispozicion nga burime perëndimore, hedhin dritë të re mbi sulmin dhe pasojat e tij, të cilat e kanë sjellë përsëri NATO-n në prag të konfrontimit me presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç për represionin e qeverisë së tij ndaj shqiptarëve etnikë separatistë në Kosovë”, thuhet në artikullin e WP-së.

Thirrjet telefonike tregojnë se sulmi ndaj Raçakut u monitorua nga afër në nivelet më të larta të qeverisë jugosllave dhe kontrollohej nga komandanti i lartë ushtarak serb në Kosovë.

Trupat e 45 civilëve shqiptarë etnikë u zbuluan në një kodër jashtë fshatit nga banorët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë menjëherë pasi forcat serbe u tërhoqën.

“Sainoviq është zyrtari më i lartë në qeverinë jugosllave përgjegjës për çështjet e Kosovës dhe ka qenë i pranishëm në shumicën e negociatave me zyrtarë të lartë perëndimorë; disa zyrtarë perëndimorë thanë se e kuptojnë se ai i raporton Millosheviqit për çështjet e Kosovës”.

“Ne shpesh e shohim atë si lidhjen midis qeverisë në Beograd dhe administratës këtu poshtë” në Kosovë”.

“Ishte një mision kërkimi dhe shkatërrimi” me miratim të qartë në Beograd, tha burimi.

Derisa zjarri i tankeve dhe i artilerisë nuk ndalej në kodrat përreth Raçakut, sipas burimeve perëndimore, Sainoviq e kishte thirrur në telefon Lukiçin nga Beogradi. Sainoviq ishte i vetëdijshëm se sulmi ishte duke u zhvilluar dhe ai donte që gjenerali t’i tregonte atij se sa njerëz ishin vrarë. Lukiç u përgjigj se në atë moment numri ishte 22, thanë burimet.

Në telefonatat gjatë ditëve në vijim, Sainoviç dhe Lukiç shprehën shqetësimin për protestën ndërkombëtare dhe diskutuan se si t’i bënin vrasjet të dukeshin si rezultat i një beteje të ashpër.

Përpjekjet e tyre për të mbuluar atë që ndodhi vazhduan, thanë burimet perëndimore.

Një masë që Sainoviç gjate bisedave telefonike kishte kërkuar mbylljen e kufirit të Kosovës me Maqedoninë për të parandaluar hyrjen e Louise Arbour, një hetuese e lartë e OKB-së për krimet e luftës. Arbour u kthye mbrapsht – pra nuk u lejua të hynte në Kosovë.

Forcat serbe filluan një sulm të dytë mbi fshatin më 17 janar, dhe të nesërmen ata morën kufomat nga një xhami dhe i transferuan në një morg në Prishtinë. Një e treta ishte për të identifikuar nëse për vrasjet mund të fajësohej një grup i pavarur dhe i armatosur që supozohej se erdhi në rajon dhe sulmoi banorët e Raçakut pasi trupat qeveritare ishin larguar.

Sainoviqit iu tha se bërja e këtij pretendimi nuk ishte e realizueshëm.

Menjëherë pas sulmit, një zëdhënës i qeverisë jugosllave tha se trupat e gjetur në shpatin e kodrës ishin anëtarë të armatosur, me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo u kundërshtua nga inspektorët dhe gazetarët ndërkombëtarë që mbërritën në vendngjarje më 16 janar dhe gjetën dhjetëra kufoma në tokë, të gjitha me rroba civile.

Zyrtarët qeveritarë më vonë pretenduan se disa nga viktimat u kapën aksidentalisht në një shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë dhe rebelëve ose u vranë qëllimisht nga guerilët për të provokuar zemërim ndërkombëtar.

Por të mbijetuarit, vëzhguesit diplomatikë dhe UÇK-ja që ishin në zonë në kohën e vrasjeve thonë se pak të shtëna brenda qytetit në fillim të sulmit dhe se asnjë betejë nuk ishte duke u zhvilluar rreth orës 13:00, kur thuhet se shumica e viktimave kanë vdekur.

Këto burime thonë se forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishin dislokuar pranë një gryke ku u gjetën të paktën 23 trupa dhe se asnjë nga pemët në zonë nuk kishte shenja plumbash që sugjeronin për një betejë.

Patologët finlandezë të cilët kishin bërë ekzaminimin e viktimave, kishin thënë se përfundimi i tyre paraprak është në përputhje me një rrëfim të dhënë më 16 janar nga Imri Jakupi, 32 vjeç, banor i Raçakut, i cili tha se i shpëtoi vdekjes duke vrapuar në pyll.

Ai tha se ai dhe burra të tjerë ishin grumbulluar nga forcat e sigurisë në kontrollet shtëpi më shtëpi dhe ishin urdhëruar të ecnin përgjatë një lugine përpara se trupat “të fillonin të gjuanin nga kodrat mbi ne… Të shtënat vinin nga e gjithë”…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në anglisht KËTU.

Publikime te ngjashme