Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ka kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi.
Driton Dobruna e kërcënoi gazetarin Kajtazi se “do ta lyente dhe do ta djegë me benzinë dhe se të dy do të shkojnë në ferr”, sipas Paparacit.
Dobruna është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi sot pas kërcënimit të Kajtazit duke kërkuar nga “autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit”