Arrestohet në Leposaviç ish pjestari i policisë së Kosovës, akuzohet për ryshfet dhe korrupsion!

0 minutes, 36 seconds Read

Është arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, nacionalitet serb, në Leposaviq, pas dy vitesh në kërkim nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.I njëjti akuzohet për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Akuza ndaj tij për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur në vitin 2020, por policia me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë e ka kërkuar që nga viti 2021. Është i nacionalitetit serb”, ka thënë ai.

Pas arrestimit, ish-zyrtari policor është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.

Publikime te ngjashme