Arifi për politikën e Kurtit: E nisi me stikera, zbaton vendimet të Millosheviqit, do të përfundojë me ‘Zajednicën’

0 minutes, 49 seconds Read

Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi Kurti ka dhënë urdhër që Agjencia Kadastrale t’ia regjistrojë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë.
Arifi ka thënë se Kurti e kishte filluar me stikersat në tabela të veturave, tashmë po vazhdon me Manastirin e Deçanit, vendim të cilin e kishte quajtur të kohës së Millosheviqit, dhe sipas Arifit do të përfundojë me “Zajednicën”.

“Kryeministri “im” Kurti filloi me stikersa në tabelat e veturave, po vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit me rastin e 24 hekterëve të Manastirit të Deçanit ndërsa do të përfundojë me Zajednicën. Maskarada po bie, çdo ditë e më shumë. Kështu kanë epilogun popullistët e devijuar dhe të konvertuar. Dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm”, ka shkruar Arifi.

Publikime te ngjashme