Kryetari i Kurtit në Leposaviq, për pak momente harron sovranitetin, i komenton një Missi “rrespekt për bukuroshen”

0 minutes, 26 seconds Read

Në kohën kur veriu i Kosovës është në krizë mes qytetarëve serb, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi duket se nuk e ka fare mendjen tek tensionet e larta atje.

Hetemi sot duket se u mallëngjye nga modelja kosovare, Mejreme Hajdaraj e cila u zgjodh “Miss Elite World 2023” në Egjipt.

Ai nuk nguroi aspak të lë një koment për modelen në Facebook.

“Respekt për Bukuroshen”, ka komentuar Hetemi në fotografinë e modeles të publikuar nga një medium lokal.

Publikime te ngjashme