Fuqizohet kundërofensiva e Kievit, ushtria ukrainase avancon në jug, Putin: Nuk po shënojnë sukses!

1 minute, 27 seconds Read

Ushtria e Kievit flet për sukses në një prej fronteve në juglindje, dhe përmes një video të publikuar nga presidenti Volodimir Zelenski bëtë ditur se ka çliruar fshatin e Staromaiorske, 150 km në lindje të qytetit Zaporozhia. Siç thuhet, trupat ukrainase morën kontrollin mes sulmeve intensive me artileri dhe ajrore.

Brigada e 35 dhe batalioni i mbrojtjes territorial “Ariy”, kane përmbushur misionin e tyre duke çliruar fshatin e Staromaiorske. Forcat ukrainase në pjesën jugore të vendit u panë për herë të parë në një prej linjave të fortifikuara të mbrojtjes ruse, me ato që njihen si dhembin e dragoit, në video që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Ukraina nuk ka konfrimuar fuqizimin e kundërofensivës por presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se sulmet ishin intensifikuar ndjeshëm. Për gazetarët në Shën Petersburg, Putin pohoi se të gjitha përpjekjet e kundërofensivës ishin ndalur dhe se armiku ishte sprapsur, duke pësuar humbje të mëdha njerëzore.

Armiku nuk ka arritur asnjë sukses në fushëbetejë. Të gjitha përpjekjet janë ndaluar dhe armiku ka pasuar humbje të mëdha. Por sipas blogerëve ushtarakë rusë, lajmi për çlirimin e Staromaiorske ishte shqetësues pasi ai konsiderohej një pozicion i rëndësishëm i forcave të Moskës në juglindje të Zaporizhias.

Ministria ruse e mbrojtjes bëri gjithashtu të ditur se kishte parandaluar një sulm ukrainas me dronë gjatë natës. Sakaq, Ukraina ka paralajmëruar se ushtria ruse po grumbullon forcat për të intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturën në zonat bregdetare të Ukrainës. Siç thuhet, rusët po paralajmërojnë anijet civile në det mbi pamundësinë për t’iu drejtuar porteve ukrainase.

Publikime te ngjashme